Bella Hadid thotë se qante çdo ditë përpara se të bëhej e famshme

Mediale Vip

Bella Hadid thotë se qante çdo ditë përpara se të bëhej e famshme

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 18:14
Bella Hadid

Bella Hadid ka folur për problemet e kaluara të shëndetit mendor dhe luftën me ‘çrregullimet e të ngrënit’.

Ylli, 25 vjeçare, tregoi sinqerisht përvojat e saj si adoleshente me ankth kronik dhe vuajtje nga dismorfia trupore në ditët e para të karrierës, përpara se të bëhej një emër i njohur dhe një nga modelet më të kërkuara në botë.

Bella – motra e madhe e së cilës është Gigi Hadid – gjithashtu reflektoi se si komentet mbështetëse për vendlindjen e babait të saj, Palestinën, kanë ndikuar në karrierë e në fushën që e rrethon.

Duke folur për revistën iD, bukuroshja brune thotë: “Duke u rritur, mendova se ishte normale që kisha këtë ankth kronik dhe këtë shkëputje, duke qarë çdo ditë dhe duke mos ditur se kush isha”.

“Pavarësisht nëse ka qenë për shkak të çrregullimeve të të ngrënit apo pirja e një pakete Marlboro që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, unë jam si, “Oh, kjo është ajo që po bëjnë të gjithë fëmijët”.

“E kuptova se ndoshta isha unë duke u përpjekur të kuptoja pse ndihesha kështu. Dhe në realitet, gjithçka që më duhej ishte terapi”.

Ajo vazhdon të tregojë se si gjatë fazave të hershme të karrierës së saj si modele luftoi me dismorfinë trupore duke shpjeguar: “Gjatë asaj pjese të jetës sime, isha aq jashtë trupit, duke u shkëputur aq shumë…”.

Bella nga ana tjetër është jashtëzakonisht krenare për trashëgiminë e saj, por ka “ndjerë pasojat” e të folurit në mbështetje të palestinezëve që aktualisht janë nën sulm nga forcat izraelite.

“Disa kompani nuk do të punojnë më me mua dhe disa njerëz mund të mendojnë se jam e çmendur”, tregon Bella në intervistën e saj të fundit. “Por kjo nuk më shqetëson dhe nuk krahasohet me atë që vuajnë palestinezët në baza ditore”.

Artistja vazhdoi të shpjegonte se megjithëse shpesh mund të përjetojë një ndjenjë ‘ankthi’ për të thënë ose bërë ‘gjënë e duhur’, ajo beson se ka njohuri të mjaftueshme për t’u qëndruar me krenari deklaratave dhe bindjeve të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat