U bë nënë pak javë më parë, Dojna Mema publikon fotot duke i dhënë gji të birit

Mediale Vip

U bë nënë pak javë më parë, Dojna Mema publikon fotot duke i dhënë gji të birit

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 07:03
Dojna Mema

Pak javë më parë moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashenti mirëpritën në jetë djalin e tyre Nolan Sol. 

Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë moderatorja është mjaft aktive në rrjetet socile, duke ndarë momente me të birin.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në profilin e saj, ku shihet duke i dhënë gji djalit të saj.

“Këto janë momentet e mia më të bukura me ty. Kur dua të të përqafoj e mos të lë të rritesh sepse e di që s’do të jesh asnjeherë kaq i vogël sa sot. Gjidhënia është sfida më e vështirë dhe emocionuese me të cilën po përballem që nga dita e parë, por me ty mam asgjë s’me duket e pamundur. Për të gjitha ditët që dua të heq dorë, të kam ty për të më kujtuar se më ke bërë dhuratën më të bukur në botë kur më zgjodhe të isha mami yt”, ka shkruar moderatorja krahas fotove.

Image
Dojna Mema

Dojna Mema tregoi se po e kalon në mënyrën më të mirë të mundshme periudhën e post-lindjes.  Ajo ka publikoi më herët në Instagram një selfie ku pozonte para pasqyrës me reçipeta dhe xhinse duke vënë në pah barkun e saj. Krah fotos, moderatorja shkroi se dashuron çdo milimetër të trupit të saj, duke shërbyer kështu si një shembull për nënat e reja.

“Jam krenare për trupin tim që për nëntë muaj ishte shtëpia e një qenieje tjetër dhe i dha jetë dashurisë më të madhe times. Kështu që barkun e maskuar në xhinset dy masa më të mëdha dhe shenjën e operimit i dashuroj në çdo milimeter të tyrin. Faleminderit Zot#postpartum”-shkruan Dojna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat