“Flas, por jo dreka e darka”, Semi flet për Bojken Lakon: E kam shumë xhan!

Mediale Vip

“Flas, por jo dreka e darka”, Semi flet për Bojken Lakon: E kam shumë xhan!

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 10:43
Semi Jaupaj dhe Bojken Lako

Këngëtarja e njohur Semi Jaupaj dhe Bojken Lako i dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare disa kohë më parë.

Së fundmi, këngëtarja në “Goca dhe Gra” ka thënë se edhe pse të ndarë, ruajnë një raport të mirë bashkë, “Mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do të pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”.

Më tej, Semi shtoi se e ka shumë xhan dhe do ta respektonte gjithmonë, por vetëm kaq, jo si me miqtë e tjerë.

“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri, por për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat