Këngëtari i njohur shqiptar jep lajmin e mirë në ditëlindjen e tij, do të bëhet baba për herë të parë

Mediale Vip

Këngëtari i njohur shqiptar jep lajmin e mirë në ditëlindjen e tij, do të bëhet baba për herë të parë

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 09:04
Irkenc Hyka do të bëhet baba

Irkenc Hyka do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.

Artisti ka ndarë një fotografi me partneren e tij, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

“Në këtë ditëlindje nuk mund t’i lutesha Zotit më shumë se ju të dy”, ka shkruar ai.

Irkenci është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale. Gjatë një interviste televizive pak kohë më parë, ai pranoi se është prej disa vitesh në lidhje. Vajza që i ka vjedhur zemrën Irkencit është Abi Fregjaj dhe duket se i kanë dhënë fund beqarisë pasi është parë me një unazë në gisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat