Redon Makashi ‘djeg shaminë e beqarit’

Mediale Vip

Redon Makashi ‘djeg shaminë e beqarit’

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 17:19
Redon Makashi

Nëse ka një pyetje që e përndjek në çdo intervistë Redon Makashin, është “Kur do martohesh”. Jo vetëm kaq, por ka edhe pyetje të tjera personale që i bëhen vazhdimisht, si për shembull kush është partnerja e tij apo nëse do bëhet baba…

I ftuar në "E Diell" në rubrikën "Qysh e don shoqnia", Redon Makashi në praninë e miqve të tij - Dashnor Dikos, Elinara Shehut, Bled Sejkos dhe Ardita Mullait - vendosi të djegë me pahir shaminë e beqarit.

Edhe pse e bëri show-n, i lumturoi miqtë dhe të gjithë e panë ritualin e djegies së shamisë aq shumë të dëshiruar prej të gjithëve, në fund simbolika që Redoni donte të transmetonte ishte:

"Jeta ime është private dhe mos më pyesni më se kur do martohem!"

Me pak fjalë, mos guxoni më t’ia bëni këtë pyetje Redonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat