Jo një por një super album po vjen nga David Dreshaj, mësoni risitë

Mediale Vip

Jo një por një super album po vjen nga David Dreshaj, mësoni risitë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:19
David Dreshaj dhe producenti Dimitrov

Ai është një artist që brenda një kohë mjaft të shkurtër u pëlqye mjaft e secilën këngë që e solli ju përkushtua shumë e në secilin projekt mori miliona klikime, e të gjitha ishin hite të çdo stine që ato publikoheshin.

E nëse do t'i kujtojmë vetëm disa nga ato si psh. "Ta fala", "Ana", "Asaj", " Do dashni" e të tjera ju menjëherë do ta kuptoni se fjala është për këngëtarin David Dreshaj.

Ne mësojmë se ai gjatë këtyre ditëve ndodhet në studion e producentit Darko Dimitrov e ku do të sjellë si dhuratë për ndjekësit e tij e ata që e duan muzikën e tij një mini album special ku aty do të ketë 6 këngë në gjuhën angleze ( Cover) si Chrismtas Ep ( Këngë të njohura) por në zërin e ëmbël dhe stilin e tij si dhe një këngë do të jetë në gjuhën shqipe e re.

Produksioni, mix master dhe rregjistrimi dhe aranzhmani po punohen nga producenti Dimitrov e ku Davidi vjen tashmë me këtë album të parë si artist i kompletuar, këngëtar e muzikant.

Gjithashtu mësojmë se ku projekt mjaft i mirëmenduar i artistit do të publikohet nga fillimi i muajit Dhjetor që i përshtatet si muaj festash edhe albumit apo ta themi me plot gojën një Big Project që do ta vulosë edhe më shumë në karrierën e tij muzikore ku deri tani ka publikuar 9 këngë e me 7 të albumit realizohen 16 e këto brenda një kohë të shkurtër prej 2 vite e gjysëm. E ne jemi në pritje të këtij projekti gjigand të David Dreshaj.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat