Me foton e ëmbël me mbesën; Lori merr urimin emocionues nga Sara: 2 vajzat e mia të preferuara

Mediale Vip

Me foton e ëmbël me mbesën; Lori merr urimin emocionues nga Sara: 2 vajzat e mia të preferuara

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 11:13
Lori Hoxha

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha feston sot 29-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar Lori ka marrë një urim shumë të bukur nga motra e saj Sara Hoxha.

Përkrah një fotografie teksa Lori sheh plot dashuri mbesën e saj, Sara ka shkruar, “Dy vajzat e mia të preferuara Gëzuar ditëlindjen L. Gjatë gjithë jetës kemi mbajtur dorën e njëra-tjetrës në çdo hap, dhe sot jam më krenare të them që nuk ke më nevojë për timen. Edhe pse rrugët tona mund të jenë të ndryshme, ti dhe unë do të jemi gjithmonë tifozet më të mëdha të njëra-tjetrës.

Vazhdo të bësh siç di ti dhe kurrë mos ndalo së treguari botës se për çfarë je krijuar…”.

Me anë të këtij urimi emocionues Sara ndau me ndjekësit e saj në Instagram edhe një portret më të plotë të vajzës së saj, Ruya, e cila erdhi në jetë rreth dy javë më parë./bordo.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat