Tayna merr surprizën e papritur nga fansat e saj: Faleminderit kushdo që e ka bërë këtë!

Mediale Vip

Tayna merr surprizën e papritur nga fansat e saj: Faleminderit kushdo që e ka bërë këtë!

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 06:47
Tayna

Tayna është një nga reperet më të dashura për publikun shqiptar, ku prej disa vitesh tashmë ajo sjell vetëm hite muzikore.

Ajo e  nisi me këngën “Kolumbiana”, që ishte hiti i saj i parë, më pas dhe me hite të tjera. Tashmë numëron miliona ndjekës dhe fansa kudo.

Së fundmi një fans i zjarrtë i saj ka bërë një veprim të papritur. Ky fans/fanse ka stampuar një foto të Taynës në xhamin e pasme të makinës. “Kam vdekur duke qeshur. Faleminderit kushdo që e ka bërë këtë. Dhe bëni çfarë shkruhet aty”, shkroi Tayna bashkangjitur fotos.

Image
Tayna/Instagram

Kjo nuk u ndodh shpesh artistëve shqiptarë, por me sa duket Tayna di ku t’i prekë e si ti bëjë për vete fansat dhe publikun, njëlloj siç ka bërë që në fillimet e karrierës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat