Yll Limani sjell një pjesë nga kënga e re “Malet”

Mediale Vip

Yll Limani sjell një pjesë nga kënga e re “Malet”

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 09:35
Yll Limani

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Yll Limani, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Artisti, që pëlqehet në masë të madhe nga publiku, njoftimin e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

Ai tregon se është në finalizim të këngës së re që siç duket mban titullin “Malet”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Krijuesi i hitit “Qaj” ka shpërndarë me ndjekësit edhe një fragment nga klipi, duke iu dhënë një vështrim të shkurtër pak nga ajo se si do të duket.

Prurja e re e 28-vjeçarit mezi po pritet edhe nga fansat që kanë reaguar menjëherë me komente në rrjetet sociale.

Theksojmë që Limani të fundit projekt e lansoi gjatë verës në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.

“Tonat” deri më tani ka grumbulluar mbi 17 milionë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat