A do jetë pjesë e “Big Brother VIP”? E zbulon vetë moderatorja

Mediale Vip

A do jetë pjesë e “Big Brother VIP”? E zbulon vetë moderatorja

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 21:29
Fjoralba Ponari

Moderatorja Fjoralba Ponari është kaq shumë e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një “Ask me a question” dhe i është përgjigjur ndjekësve të saj.

Dikush e pyeti nëse ajo do të jetë pjesë e BBV. Por si u përgjigj ajo?

Fjoralba tha ndër të tjera se nuk e sheh veten pjesëmarrëse në një kompeticion të tillë.

Shtatzënia e Einxhel Shkirës padyshim është më e përfolura në rrjet. Së fundmi shoqja e saj, Fjoralba Fonari ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët edhe tek “ask-u” i moderatores janë interesuar pikërisht me një çështje që lidhet po me shtatzëninë e Einxhel.

“Thuaj Einxhel të na tregojë, si ju tregoi që është në pritje të ëmbël,”-i është drejtuar një fans/fanse Fjoralbës në Instagramin e saj.

Nëse mendoni se Ponari e emocionuar tregoi si shoqja e saj e ngushtë i tregoi se do të bëhet nënë për herë të parë, gaboheni. Fjoralba ka marrë kohën e saj, duke e analizuar shumë thellë këtë kërkesë të ndjekësit/ndjekëses, ku i kërkon të gjithëve të kenë durim dhe të respektojnë gjendjen e Einxhel.

Sipas moderatores, përtej dëshirës së mirë për të ditur për të dhe bebin, është Einxhel ajo që vendos sa do të ndajë me ndjekësit e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat