Kush është Arturi, emri i ri i estradës?

Mediale Vip

Kush është Arturi, emri i ri i estradës?

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 17:39
Artur

Një yl i ri i skenës por tashmë i dëshmuar është dhe Artur Hilaj dhe kjo tregon qartë fokusin e tij në muzikë për të sjellë art dhe këngë të bukura. Artisti i ri tashmë i dëshmuar ka publikuar deri më tani ka publikuar shumë projekte të cilat i ka grumbulluar në një album të cilin mund ta dëgjoni në linkun në vazhdim: Po kush është artisti i ri që po bën art dhe bujë dhe projektet e tij? Lexoni në vazhdim më shumë…

Artur Hilaj i njohur si Artur DB është një reper, tekstshkrues dhe këngëtar nga Shqipëria. Me shumë projekte të realizuara deri më tani artisti bëhet shumë i kërkuar në skenën shqiptare. Më datë 7 Mars 2021, Artur publikon videoklipin “N’Rrugë”. Teksti i këngës u shkrua nga vet Artur. Më datë 18 Prill 2021, Artur publikon videoklipin “Milano”.

Teksti i këngës u shkrua nga vet artisti Artur, ndërsa orkestrimi u punua nga Edlir Begolli. Produksioni audio u realizua nga Edlir Begolli. Më datë 22 Shtator 2021, Doni publikon videoklipin “Fibbonaci”, në bashkëpunim me Artur, derisa muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, ndërsa teksti u shkrua nga Doni & Artur, produksioni audio u realizua nga Edlir Begolli. Më datë 2 Dhjetor 2021, Artur publikon videoklipin “Policia”, në bashkëpunim me Elia. Më datë 14 Mars 2022, Artur publikon videoklipin “Policia (Remix)”, në bashkëpunim me Elia, Dope Boyz, Nushi, Laioung.

Më datë 6 Prill 2022, Enntz publikon videoklipin “Karma”, në bashkëpunim me Artur. Produksioni audio u realizua nga Xhenty. Më datë 10 Prill 2022, Artur publikon videoklipin “Paranoja”, në bashkëpunim me Jetnis. Më datë 2 Qershor 2022, Artur publikon videoklipin “O Shqipe”. Teksti i këngës u shkrua nga vetë Artur. Produksioni audio u realizua nga Xhenty.BS

Image

https://www.youtube.com/channel/UCGN6fEwGItMiz8W2j4WCX1A/videos 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat