Era Istrefi i vjedh këngën artistes ruse

Mediale Vip

Era Istrefi i vjedh këngën artistes ruse

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:29
Era Istrefi

Pas një pauze disavjeçare, Era Istrefi i është rikthyer fuqishëm muzikës. Projektet e reja të këngëtares janë shndërruar menjëherë në hite, duke u bërë “fiksimi” i momentit, kryesisht për të rinjtë. Kënga më e fundit e artistes kosovare ishte “5AM” një bashkëpunim me reperin Buta. Por, duket se në rrjet kanë shpërthyer akuzat se kjo këngë është e vjedhur.

Një video është publikuar ku shfaqet kënga e këngëtares ruse, Alizade, që ngjason me muzikën e këngës më të re të Erës. Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë kritikat se Era ka vjedhur dhe mbi të gjitha nga një artiste ruse.

Megjithatë vetë këngëtarja ka zgjedhur mos të reagoj, por të vijojë duke promovuar hitin e fundi. Ndërkohë, ajo dhe Don Xhoni prej kohësh po përfliten për një histori dashurie, dhe ishte pikërisht reperi që i ka hedhur “benzinë zjarrit”.

Don Xhoni ishte një nga të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në puntatën e parë të spektaklit “Zemër Luana”. Mirëpo, Don Xhoni vendosi të flasë për “Zemër Luana”, në sfidën e tij brenda zemrës së madhe përballë pyetjeve pikante mbi vajzat e njohura të “showbizz”-it që është parë pranë tyre.

Edhe pse tha se me asnjërën prej tyre nuk ka pasur një lidhje, kur u pyet për Era Istrefin ai tha se ata kanë një “marrëdhënie perfekte”, si perfekte? “Perfekte”, tha Don Xhoni, duke shtuar kuriozitetin në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat