Mbreti Charles nuk e heq kurrë nga dora, zbulohet kuptimi i që ka unaza 175-vjeçare

Mediale Vip

Mbreti Charles nuk e heq kurrë nga dora, zbulohet kuptimi i që ka unaza 175-vjeçare

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 18:25
Mbreti Charles

Ditën e djeshme, mbreti Charles ka festuar ditëlindjen e 74 të tij. Mediat e huaja kanë shkruar se ekspertët kanë hedhur një vështrim më të thellë në unazën e floririt që ai mban në gishtin e vogël.

Unaza është mbajtur nga të gjithë monarkët e Britanisë së madhe që prej viteve 1970, që do të thotë se unaza është 175-vjeçare.

Një pamje më nga afër tregon se unaza ka të gdhendur simbolin e Princit të Wells-it.

Detyrë që Charles e mbajti për 64 vite. I lindur për të sunduar, Charles e dinte se si fillim duhet të bënte mirë detyrën e Princit të Wells-it. Në shenjë simbolike të dedikimit, unazën e krijuar me arin e gjyshes së tij nuk e hoqi nga dora kurrë, madje as tani që është mbret.

Por mendohet se një ditë mund t`ia dhurojë William-it, Princit të ri të Wells-it. Unaza peshon 20 gr dhe mund të shitet me pakicë përafërsisht 4,000 paund.

I fundit që e ka mbajtur këtë unazë, përpara Charles-it, ishte daja i tij Princi Edward.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat