Ç’ndodhi mes tyre? Ivanka heq kunatën nga fotoja e dasmës së motrës

Mediale Vip

Ç’ndodhi mes tyre? Ivanka heq kunatën nga fotoja e dasmës së motrës

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:13
Ilustrim

Ish-ndihmësja e Melania Trump e ka kritikuar të gjithë familjen Trump si të pashpirt – pasi Ivanka Trump e hoqi Kimberly Guilfoyle (partneren e vëllait të saj Donald Jr) nga fotot e dasmës së gjysmëmotrës së saj Tiffany.

Stephanie Winston Wolkoff foli pasi Ivanka preu kunatën e saj nga një foto e bërë në dasmën luksoze të Tiffany në klubin privat të familjes, Mar-a-Lago, të shtunën.

“Kjo është një familje e pashpirt dhe e ndarë…që nuk do t’ia dijë për njëri-tjetrin apo askënd tjetër. Ky është mentaliteti dhe marka e Trump dhe asnjëri prej tyre nuk po thyen traditën – të gjithë për një dhe asnjë për të gjithë.”

Stephanie Winston Wolkoff dhe bashkëshorti David Wolkoff fotografuar me Donald dhe Melania Trump në vitin 2008.

Winston Wolkoff tha se as Ivanka dhe as Guilfoyle, e cila është fejuar me vëllain e Ivankës, Donald Trump Jr., nuk postuan foto të njëra-tjetrës në Instagram.

Megjithatë, disa orë më pas, Ivanka ndau versionin e plotë të fotos së dasmës në Instagram Story, ndoshta për të lënë të kuptohet se nuk ka probleme mes saj dhe Guilfoyle.

Guilfoyle, nga ana e saj, postoi vetëm një foto të saj së bashku me Ivanka-n në Instagram Story, ndërsa postoi foto të panumërta me nusen dhe nënën e saj, Marla Maples, si dhe me Melania-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat