Reperi i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

Mediale Vip

Reperi i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 17:50
Big Sean dhe Jhené Aiko

Big Sean dhe Jhené Aiko kanë njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Një ditë më parë, çifti i njohur zbuloi se kanë mirëpritur një djalë që e kanë quajtur Noah Hasani. Big Sean ndau disa foto në Instagram nga spitali dhe nga momenti ku ka takuar për herë të parë vogëlushin.

“Pas 24 orësh lindjeje, një eklipsi hënor, me shi nga fillimi i lindjes deri sa lindi, ai është këtu shëndoshë e mirë”, ka shkruar Big Sean duke treguar se ardhja në jetë e Noah është gjithçka që ka kërkuar në jetë. Ky është fëmija i parë i Big Sean. Jhené ka një vajzë 13-vjeçare me ish të dashurin O’Ryan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat