Çfarë u bë me shtëpinë që i dhuroi “BBVIP”? Arjola Demiri publikon pamjet

Mediale Vip

Çfarë u bë me shtëpinë që i dhuroi “BBVIP”? Arjola Demiri publikon pamjet

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 20:54
Arjola Demiri

Arjola Demiri u surprizua nga produksioni i “Big Brother VIP”, gjatë kohës kur aktorja ishte pjesë e spektaklit duke i realizuar ëndrrën e saj më të madhe: një shtëpi.

Mirpo që pas përfundimit të spektaklit, Arjola është komentuar shumë për shtëpinë e saj dhe shpesh herë është pyetur përse nuk ka hyrë akoma.

Së fundmi, aktorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku ka zbuluar foto të shtëpisë, e cila mesa duket është në ndërtim e sipër dhe përfundon në qershor të 2023.

Kujtojmë se Arjola ka folur dhe më parë në lidhje me shtëpinë që iu dhurua.

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, filloi të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar.

 Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë, edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”– u shpreh aso kohe ish-banorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat