Pica dhe akullore, VIP-at me shije të çuditshme për mëngjes

Mediale Vip

Pica dhe akullore, VIP-at me shije të çuditshme për mëngjes

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

I shohim në formë të mirë fizike dhe mendojmë se ata janë striktë kur vjen puna tek dietat. Por jo, edhe VIP-at janë si ne. Disa prej tyre kanë treguar se shpeshherë kanë bërë “hile” mëngjeseve duke ngrënë ndonjë copë picë apo akullore.

Jennifer Laerence vazhdimisht pohon dashurinë e saj për verën e kuqe, djathin, dhe sanduiçët ose picat. Megjithatë, pica është padyshim e preferuara e saj dhe nuk e ka problem ta hajë atë në mëngjes. Ajo një herë tha për Sun: “Ditën tjetër hëngra pica për mëngjes, krahë bualli për drekë dhe pica për darkë”.

Channing Tatum bën një sanduiç ndryshe nga të tjerët. Ai e përshkroi sanduiçin e tij të ëndrrave me gjalpë kikiriku dhe i pëlqen të shtojë një shtresë me patatina. “Bukë e bardhë, gjalpë kikiriku kremoz, pelte rrushi dhe më pas disa cheetos u futën atje, dhe atëherë jam gati ta ha”, ka thënë Tatum.

Puna e Nancy Pelosit është mjaft e vështirë, kështu që ajo nuk e humb kohën e saj duke ngrënë vakte të mërzitshme. “Unë kam ngrënë akullore me çokollatë të zezë për mëngjes për shumë kohë”, ka treguar Pelosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat