Sërish Getinjo vjen me një deklaratë tjetër: Shpikësi i kallashit është nga…

Mediale Vip

Sërish Getinjo vjen me një deklaratë tjetër: Shpikësi i kallashit është nga…

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 06:38
Getinjo

Këngëtari Getinjo tashmë është bërë i njohur për konspiracionet e tij në Big Brother Vip Kosova. 

Shkoi aq larg me teoritë për tokën sa që tani është bërë e vështirë t’i besosh deklaratave të tij. Gjatë javës, ai iu tregoi banorëve një histori ku tha se shpikësi i kallashit vjen nga qyteti i Kamenicës. Ky tregim i Getinjos nuk u mor seriozisht, por del që ai nuk ishte i gabuar. Shpikësi i Kallashnikovit ishte shqiptar?Shpikësi i pushkës automatike Kallashnikov, Mikhail Kallashnikov ka vdekur në moshën 94 vjeçare.

 Kjo pushkë e projektuar nga ai u bë një ndër armët më të përdorura në botë për kohë të gjatë. Sipas të dhënave nga burime tjera zbuluesi i vërtetë i kësaj pushke automatike është Hoxhë Hasan Masurica. “Ka shkuar  e ka prezantuar te sulltani në panair, edhe aty sulltani e ka përvetësuar, paramendo mundet me qenë historia, rrënja e kallashit prej një personi në Kamenicë”, tha reperi ferizajas. E një diskutim i tillë vazhdonte të pohohej nga banorja tjetër eshtëpisë, aktorja Shota Baraliu.

Biseda e tij e fundit me banorët ishte  përsa i takon ngjashmërisë së njeriut me kafshën, ka marrë vëmendjen më të madhe duke u bërë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. Në bisedën me miqtë e tij ai ka thënë se krijesa më e zgjuar nga shpendët është sorra.

“S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf. Krijesa më e mençur prej shpezëve është sorra”, u ka treguar reperi banorëve, bazuar në një dokumentar që kishte parë rreth një djali i cili është bërë milioner nga kultivimi i sorrave, të cilave më pas ua ka mësuar mbledhjen e parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat