Nuk e merrni dot me mend se çfarë kuptimi ka varësja me 42 diamante e Drake

Mediale Vip

Nuk e merrni dot me mend se çfarë kuptimi ka varësja me 42 diamante e Drake

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 16:30
Drake

Drake sapo na tregoi sa i pasur është, përmes 42 diamanteve të vendosur në varësen e tij, e cila ka një kuptim të pazakontë: 42 diamante për 42 herët që për paaaak reperi i propozoi një gruaje për fejesë, por nuk e bëri kurrë.

Dizajneri i bizhuterive, Alex Moss, postoi një video në Instagram dhe shkroi: “Krijimi i ri, i quajtur “Previous Engagements” (“Fejesat e Mëparshme”), për të gjitha herët që ai mendoi të propozonte, por nuk e bëri kurrë”.

Pra, Drake mesa duket mban rekordin e djalit që është bërë gati 42 herë për të propozuar, por ka ndërruar mendje.

Të gjithëve mund t’i ndodhë, ama jo të gjithë mund të krijojnë një varëse me 42 diamantë. Pra, siç thotë dhe Drake, ky është pa diskutim një “Rich Flex”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat