Harry Styles i grisen pantallonat në mes të koncertit, si e menaxhoi artisti situatën

Mediale Vip

Harry Styles i grisen pantallonat në mes të koncertit, si e menaxhoi artisti situatën

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 20:23
Harry Styles

Koncertet e Harry Styles janë një eksperiencë unike jo vetëm për cilësinë e muzikës dhe performancës, por edhe sepse gjëra të çmendura ndodhin gjatë gjithë kohës: nga propozimet për martesë te koreografitë e krijuara nga fansat etj. Pa llogaritur momentet mes Harry-t dhe fansave.

Në koncertin e fundit të turneut në São Paulo, këngëtari dhuroi një tjetër moment epik. Gjatë performancës së Kiwi, Harry kërcen për fansat e tij me një koreografi që konsiston në ngritjen e këmbëve lart. Nuk dihet nëse përpjekja ishte më e madhe se zakonisht, por këtë herë kostumi i tij skenik u gris.

Asgjë serioze për të, sepse ai thjesht mbuloi pjesën e grisur me dorë dhe vazhdoi me të njëjtën lehtësi dhe grintë që kishte më parë.

Por kjo nuk është e gjitha: pas pak minutash, ai kapi një nga flamujt e Krenarisë – që fansat i hedhin shpesh në skenë – dhe e vendosi si një fund, duke mbuluar pjesën e grisur të kostumit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat