Përplasen sërish Ana Kabashi dhe Shota Baraliu në Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Përplasen sërish Ana Kabashi dhe Shota Baraliu në Big Brother VIP Kosova

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 22:32
Big Brother VIP Kosova

Edhe në natën e sotme (e hënë) në Prime është ndezur një debat mes Shota Baraliut dhe Ana Kabashit.

Ato janë përplasur sërish me njëra-tjetrën dhe kjo nisi nga disa fjalë që aktorja ia drejtoi këngëtares nga Peja.

Artistja nga Suhareka theksoi që Ana është e heshtur gjatë gjithë kohës dhe se nuk bën asgjë.

“Më fal se diva jam këtu, jam ulur në mes. Nuk kam qarë unë për Gjonin në momentin që ka ma dhënë dhuratën. Në momente të caktuara kur ia qëllon momentin e duhur edhe një gjë shumë e vogël të prek. Nuk jam prekur prej Gjonit. Dhe nesër më tha ja ku është dhurata. Kam qarë për gjestin që e ka bërë ndaj meje”, tha fillimisht Kabashi.

“E heshtur kam qenë shkaku i këmbës, që e kam pasur rastin. Unë gati rashë në depresion jam ndjerë si parazit dhe këta e kanë cekur se bash në atë kohë kam ndenjur si divë. Nuk kam ndenjur me qëllim. Unë i kam dhënë shumë shtëpisë dhe vazhdoj t’i jap akoma shumë shtëpisë. Nuk flas ‘llama llama’ siç thotë kjo me hap gojën me shti fjalë kundër njëri-tjetrit. Unë budallakina nuk i jap shtëpisë, i jap diçka më mirë”, vazhdoi më tej ajo.

Shota në vazhdim i tha se nuk di të bëjë asgjë tjetër, veçse të vishet e të marrë poza seksi.

“Unë nuk mundem me tregu fore me suxhuk. Me tregu fore me suxhuk unë a? Jo nuk bëj këto gjëra. Më fal që nuk di të këndosh”, iu kundërpërgjigj krijuesja e hitit “Dashni”.

Bukuroshet kanë pasur një mosmarrëveshje edhe Prime -n e kaluar për shkak të paraqitjeve nëpër shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat