Ok, Lana Del Rey e ka çuar në një tjetër nivel “hakmarrjen” ndaj ish-it

Mediale Vip

Ok, Lana Del Rey e ka çuar në një tjetër nivel “hakmarrjen” ndaj ish-it

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 17:48
Lana Del Rey

Kur vjen puna për t’u “hakmarrë” ndaj ish-it, Lana Del Rey nuk kursehet, përkundrazi, përkushtohet.
 
Këngëtarja e famshme ka postuar një billboard, të vetmin që ka vendosur për të promovuar albumin e saj të ri “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd” dhe gjeje pak qytetin ku e ka vendosur! 

Lana nuk ka zgjedhur qytete të mëdha si New York apo Los Angeles, por një qytezë të vogël në Tulsa, Oklahoma, aty ku ka lindur ish-i dashuri i saj, Sean Larkin.
 Sigurisht, Lana bëri më të mirën që atij të mos i shpëtojë kjo “lëvizje marketingu” dhe e postoi në Instagram foton e billboard, duke theksuar se po, është personale e gjitha kjo!

"Është vetëm një billboard dhe është në Tusla" shkroi në mbishkrim këngëtarja dhe nuk e kurseu dhe një emoji me kafkë. Pastaj komentoi dhe tha se ishte personale.

Fansat e saj patën qindra reagime në mbështetje të Lana-s.

"Lana Del Rey vendosi NJË billboard për të promovuar albumin e saj...në Tusla...ku ka lindur ish-i i saj".

Lana Del Rey që vendos vetëm një billboard për të promovuar albumin e saj, në Tulsa, Oklahoma (qyteti i ish-it)”, shkroi dikush, duke theksuar se ja, kaq person ironik synon të jetë.

Por që, Taylor, Taylor, ama Lana bën kërdinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat