Rastësia e bukur: Albina Kelmendi vlerësohet në Festival po aq sa Elsa Lila, dikur mentorja e saj

Mediale Vip

Rastësia e bukur: Albina Kelmendi vlerësohet në Festival po aq sa Elsa Lila, dikur mentorja e saj

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 07:41
Albina dhe Elsa

E bukura e jetës qëndron te të papriturat dhe rastësitë. Thënë kjo, fati deshi që Albina Kelmendi (dhe familja e saj) të konkurronte në “Festivalin e Këngës” në të njëjtin vit që u rikthye edhe Elsa Lila, dikur mentorja e Albinës në “The Voice of Albania”.

Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Albina ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta.

Sot, ato triumfuan në “Festivalin e Këngës” duke rrëmbyer dy çmimet kryesore. Elsa Lila u shpall fituese e çmimit të parë, të dhënë nga juria profesioniste. Ajo mori pjesë me këngën “Evita”, dedikuar të bijës.

Albina u rendit e dyta nga juria profesioniste, ndjekur nga 2 Farm me këngën “Atomike”.

Kënga e saj, “Duje”, të cilën e këndoi me familjen (prindërit, dy motrat dhe vëllain) ishte më e votuara nga publiku me SMS. Gjatë momentit të shpalljes së çmimit të publikut, në sallë dëgjoheshin njerëz që brohorisnin emrat e tyre (pra, Elsa dhe Albina), gjë që mund të nënkuptojë se diferenca me vota nuk ka qenë e madhe.

Albina do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat