Pro apo kundër abortit, ja çfarë thojnë Mc Beka dhe Juliana Nura

Mediale Vip

Pro apo kundër abortit, ja çfarë thojnë Mc Beka dhe Juliana Nura

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:31
Mc Beka

Në Big Brother VIP Kosova çdo ditë e më shumë banorët po shtjellojnë tema të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë.

Së fundmi Juli, Mc Beka, Shota dhe Gjon Karrica në një darkë mes tyre ata kanë folur për shumë gjëra madje ata janë pyetur edhe për mendimin e tyre rreth abortit. I pari që foli rreth kësaj teme ishte MC Beka i cili tha se është kundër abortit vetëm në rastet kur ai rrezikon jetë e nënës. “Unë jam shumë kundër abortit, tepër, e dua frytin e dashurisë se ai bëhet me dashuri dhe nuk është e drejtë e askujt përveç Zotit të krijoj fatin e një fryti, aborti vetëm nëse rrezikon në fillim procesin e për të shpëtuar personin e marri si gjysmë të arsyeshëm, përveç nëse sjell probleme të mëdha, unë jam pro fëmijës”, ka thënë MC Beka.

Por, këtë mendim të tij e ka kundërshtuar modelja Juli Nura, që tha se është pro abortit dhe se vetëm gratë kanë të drejtë të vendosin për trupin e tyre. “Unë jam kundër asaj që the ti, sepse ndodhin abuzime ka lloj-lloj arsye pse një grua mbet shtatzënë pa dëshirë e saj dhe kush jeni ju meshkujt pa vagjinë me na vendos neve a me pas abort a jo, fryti duhet të hiqet nëse gruaja vendos që nuk i takon me u rrit në trupin e saj dhe ne si gra kemi të drejtë ta heqim nga trupi jonë nëse ne nuk e duam atë fryt a nëse bëhet me dashuri është tjetër, trupi i gruas është vetëm i gruas dhe vetëm asaj i takon me vendos çka don të bëjë ”, u shpreh Juli ndër tjera.

Ndërsa theksojmë që në darkën që ata mbajtën kanë folur edhe për tema të tjera siç janë eksperiencat më të çuditshme seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat