Kejvina Kthella pjesë e Big Brother Vip Albania, reagon Arta Nitaj: Menjëherë filluan me ta…

Mediale Vip

Kejvina Kthella pjesë e Big Brother Vip Albania, reagon Arta Nitaj: Menjëherë filluan me ta…

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 14:39
Kejvina Kthella

Modelja e famshme Kejvina Kthella është banore e Big Brother Vip Albania 2.

Megjithatë hyrja e saj shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”. Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eleminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim dhe se publiku do të zgjidhnin nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Përputhen” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm. Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një provokim dhe se të tria vajzat janë tashmë pjesë e BB VIP Albania 2.

E gjithë kjo situata ka bërë që përmes Instagramit të vijë edhe një reagim nga mikesha e Kejvinës, Arta Nitaj përveç që i ka uruar suksese u shpreh se menjëherë filluan të kenë frikë nga modelja. “Suksese shoqja ime 10/10, e pa konkurrencë, natën e mirë. Që në star filluan me të pas frikë. Kështu e bëjmë ne”, ka shkruar Arta në postimet në Instagram.

Kujtojmë që  banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Kiara Tito, Te Trifoni, Gent Haziri, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat