Krizë në marrëdhënien e Ronaldos me Georgina/ Lidhja e çiftit vetëm për rrjetet sociale

Mediale Vip

Krizë në marrëdhënien e Ronaldos me Georgina/ Lidhja e çiftit vetëm për rrjetet sociale

Më: 3 janar 2023 Në ora: 19:42
Ronaldo me Georgina

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë në krizë. Të paktën është ky lajmi që ka pushtuar mediat e huaja.  Madje po flitet se kjo është arsyeja edhe e shtyrjes së dasmës.

Siç raporton emisioni “Socialite”, ajo që ka ndezur zërat për një krizë të mundshme është videoja që modelja ka postuar pak ditë më parë, kur i ka bërë dhuratë futbollistit Rolls Royce luksoz.

Më konkretisht, ajo që çoi në spekulimet e mësipërme, duket se nuk ka qenë makina mbresëlënëse, por kimia thuajse inekzistente mes dyshes. Në fakt, interesant është edhe informacioni se çifti ndan një dashuri virtuale në rrjetet sociale, duket se e bëjnë për të kënaqur fansat e tyre, pa momente dhe fjalë të ëmbla, pas dyerve të mbyllura.

Ronaldo dhe Rodriguez, sipas raportimeve që qarkullojnë në Argjentinë, ndajnë lidhjen e tyre të dashurisë vetëm sepse është fitimprurëse dhe plotëson nevojat e kompanive reklamuese.

“Sa herë ftohtësia mes të dyve del gjithnjë e më shumë, për shembull në videon e fundit që kanë publikuar… Në Amerikën Latine thuhet se çifti mund të jetë ende bashkë për famë, sepse lidhja e tyre u sjell kontrata të mëdha reklamash. dhe një jetë të rehatshme ”, tha Laura Roigé në emisionin Telecinco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat