Georgina u përgjigjet thashethemeve se po kalon një krizë me Ronaldon me dy foto

Mediale Vip

Georgina u përgjigjet thashethemeve se po kalon një krizë me Ronaldon me dy foto

Më: 3 janar 2023 Në ora: 22:15
Postimi i Georgina

Në 24 orët e fundit në shtypin e huaj thuhet se Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo po kalojnë një krizë të rëndë në marrëdhënien e tyre, ndërkohë që edhe dasma e tyre është shtyrë për momentin.

Mirëpo, partnerja 28-vjeçare e futbollistit dhe nënë e dy fëmijëve të tij, i është përgjigjur në mënyrën e saj asaj që dëgjohet, duke dashur t'i japë fund thashethemeve për ndarje.

“Ronaldo dhe Georgina në krizë të thellë, bashkë po i mban vetëm biznesi”

Më konkretisht, Rodriguez ka postuar dy foto në historinë e saj në Instagram ku shfaqet ajo dhe Ronaldo në fillim të lidhjes së tyre, duke shkruar:“Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime” dhe “sa të bukur ishim”.

Emisioni televiziv “Telecino” pretendoi se ka zbuluar një krizë të mundshme dhe shumë të rëndë në familjen Ronaldo.

Futbollisti luzitan dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez mendohet se po kalojnë një moment shumë delikat që po mundohen ta fshehin duke u shfaqur shume të qetë në publik.

“Telecino” shtoi më tej se bukuroshja luzitane dhe sulmuesi janë të detyruar të qëndrojnë bashkë për shkak të biznesit dhe kontratave të shumta të marketingut që i lidhin bashkë.

Cristiano dhe Georgina janë prindër të një familjeje të madhe dhe që të dy sëbashku kanë krijuar një markë milionere që për momentin duket se po shpëton dashurinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat