Mos vallë Eros Grezda dhe këngëtarja e njohur janë martuar në fshehtësi?

Mediale Vip

Mos vallë Eros Grezda dhe këngëtarja e njohur janë martuar në fshehtësi?

Më: 5 janar 2023 Në ora: 15:43
Eros Grezda, Ajsel Abazi

Futbollisti shqiptar Eros Grezda duket se i ka dhënë fund beqarisë. 

Në muajin tetor të vitit që lamë pas ai zbuloi romancën me këngëtaren shqiptare Ajsel Abazi. Ajsel jeton në Turqi dhe është gjithashtu kushërira e bukuroshes Almeda Abazi. 

Pas muajsh spekulimesh, çifti konfirmuan romancën me një foto krah njëri-tjetrit dhe po me një foto bashkë kanë ngritur së fundmi dyshime se mund të kenë kurorëzuar dashurinë në martesë. 

Ishte futbollisti ai që ndau një post në Instagram duke uruar ndjekësit e tij një vit të mbarë. Por, vëmendjen e mori mbishkrimi "Mr and Mrs Grezda", pra zoti dhe zonja Grezda. Në sektorin e komenteve shumë prej miqve i kanë uruar teksa nuk dihet ende me siguri nëse ata janë kurorëzuar. 

Dyshja nuk ka ndarë ende asnjë detaji për lidhjen, si u njohën dhe sa kohë kanë bashkë. Aktualisht, Grezda luan në Ligën e Parë Turke për ekipin Manisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat