Telashe për Victoria Beckham, çfarë po ndodh me kompaninë e saj

Mediale Vip

Telashe për Victoria Beckham, çfarë po ndodh me kompaninë e saj

Më: 11 janar 2023 Në ora: 20:14
Victoria Beckham

Victoria Beckham ka humbur miliona euro me markën e saj të modës e bukurisë dhe kjo nuk është diçka e re pasi në gjendje të tillë ishte që nga fillimi.

Raportimet e fundit tregojnë se auditorët kanë paralajmëruar prej kohësh për “dyshime të rëndësishme” në lidhje me aftësinë e kompanisë për të vazhduar operimin. Ajo është në vështirësi financiare që nga 2008, vit në të cilin doli firma në treg. Kompania e Beckham, sipas raportimeve të shtypit britanik, DailyMail, ka humbur pak më shumë se 80 milionë dollarë apo 74 milionë euro që nga fillimi i saj në 2008.

Victoria (48-vjeçare) lansoi markën me emër “Victoria Beckham Holdings Ltd”. Atë vit me një koleksion të vogël fustanesh, por shpejt u rrit në një gamë të gjerë që tani përfshin çanta, pallto, këpucë dhe aksesorë. Sipas The Mirror, llogaritë e fundit të kompanisë tregojnë se në vitin 2021 ajo pati një humbje prej 7.2 milionë dollarësh apo 6.6 milionë eurosh, kundrejt 10.4 dollarëve apo 9.6 milionë eurove që kishte bërë në vitin 2020.

Nëse mblidhni humbjet që ka pasur në baza vjetore, ato shtohen në pak më shumë se 74 milionë euro. Madje raportohet se as ajo dhe as bashkëshorti i saj, David, nuk kanë pasur fitime nga kompania. Biznesi i Victoria është zgjeruar në Evropë dhe Lindjen e Mesme si dhe ka përfshirë produkte të reja, të tilla si produkte lëkure dhe gamën VB Body.

Pavarësisht humbjeve, familja Beckham kanë dyfishuar fitimet e tyre, sipas të dhënave të listuara në ‘Companies House’ në Londër, që tregojnë se në vitin 2020 ata fituan 14 milionë dollarë (13 milionë euro) në vitin 2020, kundrejt 5.4 milionë dollarëve apo 5 milionë eurove që fituan në 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat