Rita Ora publikon skena të tjera provokuese nga klipi i saj i ri në ardhje

Mediale Vip

Rita Ora publikon skena të tjera provokuese nga klipi i saj i ri në ardhje

Më: 11 janar 2023 Në ora: 20:18
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tash e sa ditë që ka paralajmëruar rikthimin në muzikë me këngën e saj të re.

“You Only Love Me” titullohet kënga e saj e re, e cila tashmë më në fund ka një datë lansimi.

Përmes një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, 32-vjeçarja ka bërë të ditur se “You Only Love Me” do të publikohet më 27 janar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook dhe Instagram edhe disa fotografi atraktive nga xhirimet e klipit, i cili duket se do të përmbajë skena mjaft provokuese.

Kjo këngë do të jetë sipari i albumit të saj të ri, njëherësh i treti në gjithë karrierën e saj muzikore – që do të publikohet gjithashtu këtë vit.

Rita përndryshe pak ditë më parë i ngacmoi fansat gjithashtu me një video të shkurtër nga klipi i saj i ri.

Ajo shfaqej e zhveshur në një vaskë – që mesa duket do të jetë një prej skenave më ‘të nxehta’ të klipit të ri në ardhje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat