Mashtrim apo lojë, Stresi flet për kancerin e ish-gruas, Keisi e fokusuar të bëjë para

Mediale Vip

Mashtrim apo lojë, Stresi flet për kancerin e ish-gruas, Keisi e fokusuar të bëjë para

Më: 15 janar 2023 Në ora: 21:01
Keisi

Me shumë interes është ndjekur historia e tij me ish-bashkëshorten, Keisin. Ai rrëfeu në shtëpinë e BBVK, se Keisi ka dy tumore në kokë, ngjitur me njëri-tjetrin. Reperi u shpreh se sëmundja që vuan ish-partnerja e tij e “vret çdo natë” dhe se i ka mbetur brengë në shpirt. “7 vite në shtëpi më ka mbajt, me probleme, me të mira. Ekstremisht e fortë, ka dy tumore.

Ish-bashkëshortja ka dy tumore në kokë, ngjitur me njëri-tjetrin, ajo më vret çdo natë. Ndaj foli për të, më ka mbetur breng në shpirt. I ka dy në kokë ngjitur”, tha ai, duke mos dhënë shumë detaje rreth sëmundjes së saj. Keisi dhe Stresi i dhanë fund martesës pas disa uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre. Ata u ribashkuan disa herë, por nuk arritën që ta shpëtojnë martesën.

Keisi jeton në Kanada, ndërsa reperi në Shqipëri. Ndërkohë për disa javë Keisi nuk kishte reaguar me asnjë postim drejt deklaratave të Stresit, megjithatë me postimin e fundit ajo ka habitur fansat. “S’kam kohë për urrejtje dhe energji të keqe, e kam mendjen tek paratë”, shkruan Keisi duke treguar kështu se nuk i intereson aspak çfarë flitet për të dhe nuk po i pengon aspak.

Vetë Keisi deri më tani nuk ka folur kurrë për sëmundjet e saj dhe kaq ka mjaftuar që mes komentuesve të “Big Brother Vip Kosova” të mendohet se e gjitha kjo është një strategji nga ana e Stresit. Por, teksa Stresi vijon me deklaratat për ishtë fejuarën e saj, jeta e Keisit në Kanada po vijon për bukuri. Në rrjet ka qarkulluar lajmi se ajo tashmë ka nisur një lidhje të re dashurie dhe e ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin me reperin.

Pak kohë më parë, Stresi dhe Keisi rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru”, që duket si dedikim për ishpartneren. Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar, teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoi se do jetë gjithmonë pranë saj.

Mes të tjerash, në tekst ai thotë: “Rrugët shumë të zbehta/ Por, si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua m’u zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/ Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/ Unë jom pro saj derisa t’bjen nata”. Sakaq, Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në “Instastory”, duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

Kohët e fundit, ish-çifti ka pasur një marrëdhënie të tensionuar e madje nuk kanë munguar as ironizimet mes tyre. Stresi është shfaqur disa herë me vajza të ndryshme misterioze duke u shprehur se ai ka “disa të dashura”. Dhe e shkuara? “E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën, por jeto të tashmen. Do thoni ju ‘Po kujtimet mbesin’. Hahahah, mbesin një m*t të madh”, shkruante ai në një status javë më parë, referuar Keisit.

Nga ana tjetër, edhe Keisi është parë në shoqërinë e një djali misterioz, për të cilin sqaroi më pas se janë thjesht miq. Ajo deklaroi se ditën që do jetë në lidhje dashurie do ta thotë vetë, teksa kërkon që personi në fjalë të mos shqetësohet më. Gjatë një interviste në muajin gusht, në prapaskenën e “Aplha Sho”, ku Stresi ishte pjesëmarrës, ai u pyet nga gazetarët për “look”-un e tij.

Kujt ia dedikon këtë ‘look’ sot?”, ishte pyetja që iu drejtua Stresit, i cili nuk i kurseu thumbimet në përgjigjen e tij. “Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”, u përgjigj Stresi, duke mos përmendur emra se cilës nga ish-partnereve i drejtohet. Megjithatë, lidhje publike dhe e bujshme e Stresit është ajo me Keisin, me të cilën edhe u martua.

Tashmë reperi duket i penduar për problemet që ka pasur me gruan dhe është shprehur se këtë “Big Brother” ia dedikon Keisit dhe është bërë pjesë për të fituar faljen e saj. “Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë. Unë kam pasur fatkeqësi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rashë në dashuri, rashë për herë të parë në dashuri, por rashë si në humnerë.

Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u copëtua komplet. Ajo më s’ka qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ishbashkëshorten time. Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem. Edhe nëse s’do të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat.

Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi”. “E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua” “Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe ‘BBVK’, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”, u shpreh Stresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat