Kontrolle mjekësore jashtë shtëpisë së “BBV” gjatë mbrëmjes, si është gjendja shëndetësore e Efit?

Mediale Vip

Kontrolle mjekësore jashtë shtëpisë së “BBV” gjatë mbrëmjes, si është gjendja shëndetësore e Efit?

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 11:50
Efi Dhedhes

Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Efi, prej ditësh po i ankohet miqve të saj në shtëpi se nuk ndihet fort mirë dhe ka herë pas here luhatje ekuilibri.

Më shumë sesa tensioni, banorët dyshuan se Efi vuan nga veshi i mesëm, ndaj produksioni e dërgoi atë mbrëmë jashtë shtëpisë për të bërë disa kontrolle mjekësore.

Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja gjithashtu dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.

Për më tepër informacion, marramendja, e njohur ndryshe si vertigo është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë. Ndjesia e trullosjes me raste është e zakonshme.

Efi është kthyer mbrëmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë përkujdes prej disa banorëve, që i dhanë ushqim dhe i qëndruan mbi kokë duke i ofruar çfarë kishte nevojë.

Nëse u bëtë kuriozë apo vetë ju keni hasur shenja të “veshit të mesëm”, po jua shpjegojmë pak më gjatë:

Njerëz të ndryshëm mund të përjetojnë ndjesi të lehta të marramendjes. Por, nëse marramendja ndodh shpesh, ju e humbisni ekuilibrin dhe mund edhe të rrëzoheni, ose keni dhe shqetësime të tjera, atëherë duhet të vizitoheni patjetër tek një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat