E dini ç'ndodh kur 2 çuna të njohur veshin të njëjtën pallto? Përgjigjen na e dhanë Flori dhe Albani

Mediale Vip

E dini ç'ndodh kur 2 çuna të njohur veshin të njëjtën pallto? Përgjigjen na e dhanë Flori dhe Albani

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 06:07
Flori dhe Albani

Nuk është hera e parë, e me siguri as e fundit që personazhet e njohura të ekranit shqiptar dhe jo vetëm, kanë bërë xing me veshjet e tyre. Së fundmi një "përplasje" e tillë ka ndodhur mes këngëtarëve: Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi. 

Me sa duket bezha është kthyer në një nga ngjyrat e preferuara të dimrit dhe çunat kanë zgjedhur të veshin të njëjtën pallto.

Dy këngëtarët e njohur janë përfolur gjithmonë për një rivalitet mes tyre në muzikë, por a ekziston kjo gjë edhe në stil? Sigurisht që jo. Madje ata edhe kanë qeshur me këtë gjë.

Ishte Flori ai i cili postoi dy foto të tyre, ku shihen të veshur me të njëjtën xhaketë teksa krah saj shkroi: "Ta dhashë 1 xhirro pallton për sebep, jo për foto. Nxirre dorën nga xhepi i nxirë." Më pas ka ardhur edhe përgjigja e Albanit i cili me një foto tjetër me po atë veshje ka shkruar: "Ju betohem që është e imja palltoja."

Image
Postimi i Alban Skënderajt
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat