Adrola Dushi: Luizi i ka dhënë kuptim Big Brotherit këtë vit

Mediale Vip

Adrola Dushi: Luizi i ka dhënë kuptim Big Brotherit këtë vit

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 14:29
Adrola Dushi

Për Luiz Ejllin tashmë kanë shprehur mbështetje personazhe të shumta të famshme jashtë formatit të Big Brother VIP Albania.

Deri më tani kemi parë përkrahjen e Dafina Zeqirit, Vesa Lumës, Alban Skënderajt, të cilët në një mënyrë kanë treguar se po e pëlqejnë lojën e tij brenda shtëpisë.

Përveç këtyre, së fundmi ka qenë modelja Adrola Dushi që ka zbuluar se është në anën e tij gjatë këtij edicioni.

E ftuar në “Wake Up”, ajo theksoi se po e pëlqen pasi nuk ka kaluar asnjëherë limitet njerëzore.

“Unë jam nga Mirdita, kam lindur dhe jam rritur atje. Shkodrën e kam shumë afër. Kjo është arsyeja. Arsyeja përse unë e mbështes Luizin është se nuk ka kaluar kurrë limitet njerëzore. Unë gocë jam, femër jam, nënë jam dhe në momentin kur dikush më prek aty ku nuk duhet unë kthehem në një bishë, kjo është një natyrë njerëzore, të gjithë e kemi këtë lloj gjëje. Mbrohemi kur dikush na sulmon dhe kjo është gjëja që unë e vlerësoj pa fund te ai”, u shpreh Dushi.

Ish-Miss Shqipëria shtoi se sivjet ai i ka dhënë kuptim Big Brotherit me të gjitha gjërat që ka bërë deri më tani.

“Më pëlqen sepse i ka dhënë kuptim Big Brotherit këtë vit. Më pëlqen sepse nuk e ka kaluar kurrë anën njerëzore dhe është gjëja që unë vlerësoj më shumë te njerëzit. Absolutisht e di që në ca momente ka kaluar njëfarë limiti, por ka qenë thjeshtë mbrojtje nga ana e tij”, vazhdoi ylli i njohur.

Ndërsa sa i përket banorëve më pak të pëlqyer, Adrola në këtë mes përmendi Olta Gixharin, duke shtuar se nuk ka asgjë personale me të, por vetëm në kuadër të kësaj gare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat