Luiz Ejlli bën dedikimin e radhës për Kiarën, mund të frymëzojë shumë çifte

Mediale Vip

Luiz Ejlli bën dedikimin e radhës për Kiarën, mund të frymëzojë shumë çifte

Më: 6 mars 2023 Në ora: 07:37
Luiz dhe Kiara

Disa 'gjurmë' të reja dashurie nga çifti Kiara-Luiz.

Dedikime, këngë dashurie, fjalë të ëmbla, përkushtim, ka shumë gjëra me të cilat Luizi është përpjekur të shpreh ndjesinë e fortë që ka për Kiarën.

Dhe së fundmi ka zgjedhur të bëjë dy tatuazhe, syrin e Kiarës të ndërthurur me atë të Big Brother, dhe firmën e saj.

“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën.”

Së fundmi konfliktet midis tyre nuk kanë qenë të pakta, por duket se gjithnjë gjendet një zgjidhje për t'i larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat