U bë nënë në moshën 20 vjeçe, Adrola Dushi: Isha gati që ta ndërpresë shtatzëninë time

Mediale Vip

U bë nënë në moshën 20 vjeçe, Adrola Dushi: Isha gati që ta ndërpresë shtatzëninë time

Më: 6 mars 2023 Në ora: 13:03
Adrola Dushi

Ish-Miss Shqipëria dhe modelja e famshme, Adrola Dushi, është bërë nënë në moshën 20 vjeçare.

Ajo dhe partneri i saj i atëhershëm, Adis Patushi, mirëpritën së bashku një djalë të quajtur, Troi.

Bukuroshja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku ka folur më shumë rreth jetës private e karrierës profesionale.

E njëjta theksoi se nuk ka qenë gati për t’u bërë nënë e për të marrë atë titull, pasi ishte shumë e re.

“Kam qenë 20 vjeçe kur u bëra nënë. Nuk isha aspak gati që të merrja atë titull në jetën time, që është titulli më i bukur absolutisht. Gati Gati mendoja që unë ta ndërpresë shtatzëninë time, ama në jetën time është një mrekulli, djali im Troi”, tha ajo.

Tutje, modelja nga Rrësheni shtoi: “Më ka dhënë kuptimin e jetës. Jam shumë krenare për atë fëmijë që kam. Gjitha peripecitë që kam kaluar që nuk kanë qenë të lehta në atë kohë, i ka shpërblyer të gjitha im bir. Jam shumë krenare për të”.

Adrola tani është ndarë nga partneri i saj dhe jeton mes Amerikës e Shqipërisë për shkak të angazhimeve në profesion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat