Çfarë pritet të ndodhë nëse Meghan dhe Princi Harry refuzojnë të marrin pjesë në ceremoninë e Mbretit Charles?

Mediale Vip

Çfarë pritet të ndodhë nëse Meghan dhe Princi Harry refuzojnë të marrin pjesë në ceremoninë e Mbretit Charles?

Më: 2 prill 2023 Në ora: 06:46
Meghan Markle dhe Princi Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry rrezikojnë t’i shkaktojnë një “goditje të pakthyeshme” familjes mbretërore nëse zgjedhin të mos marrin pjesë në kurorëzimin e Mbretit, pohoi një ekspert mbretëror.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it të cilët morën ftesat e tyre për ceremoninë e 6 majit janë ende duke e menduar nëse do të marrin apo jo pjesë në kurorëzim.

Nëse ata shkojnë, anëtarët mbretërorë “të mërguar” do të përballen me një “qëndrim të ftohtë” nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, sipas një raporti.

Së fundmi një ekspert mbretëror ka paralajmëruar se duke anashkaluar festën historike që përkon me ditëlindjen e 4-të të Princit Archie, Meghan dhe Harry mund të shkaktojnë një përçarje “fatale” me familjen mbretërore.

“Në një kohë në të cilën dëmi i shkaktuar tashmë nga përçarja është ende i rikuperueshëm, një mos-shfaqje do të ishte goditja fatale, e pakthyeshme, si në perceptimin e publikut po ashtu, edhe brenda vetë familjes,”-tha eksperti mbretëror i marrëdhënieve me publikun Edward Coram-James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat