Një ide e çmendur dhe romantike, rrëfen si i propozoi bashkëshortes

Mediale Vip

Një ide e çmendur dhe romantike, rrëfen si i propozoi bashkëshortes

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:51
Irkenc Hyka

Irkenc Hyka dha një intervistë speciale këtë të premte përpara kastit të “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Ai foli mbi suksesin e tij, dha një performancë fantastike, por nuk la pa përmendur dhe detajet mbi martesën e tij.

I pyetur se si i ka propozuar gruas së tij, Irkenci tha:

“Ideja e parë që të hidhem me parashutë. Ai i parashutës më thoshte “Mos!” prej problemeve të kohës dhe të motit që kishte. Kështu që ne kemi qenë në Dhërmi, në breg të detit, ashtu siç ajo e meriton. Dhe përgjigjja ishte sigurisht që po”, tregoi ai për “Në Kurthin e Piter Pan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat