Nevina Shtylla zbulon rreth lidhjes dhe planeve për martesë

Mediale Vip

Nevina Shtylla zbulon rreth lidhjes dhe planeve për martesë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 12:44
Nevina Shtylla

Nevina Shtylla është një ndër moderatoret më të pëlqyera të ekranit e cila është evidentuar gjithnjë për qetësinë dhe thjeshtësinë e saj.

Moderatorja rrallëherë ndan publikisht rreth jetës së saj private dhe marrëdhënieve romantike, por kësaj radhe mundëm të merrnim vesh më shumë.

E ftuar në “S’e luan topi”, Nevina ka ndarë me të gjithë disa detaje të këndshme.

Ajo u shpreh: "Nuk kam asnjë plan serioz për dasmë por jam në një raport të shëndetshëm, serioz, jam mirë në strofullën time të dashurisë dhe që e shijoj jashtë syrit të kamerave. Unë jam nga ata njerëz që e kam hequr dëshirën e madhe për të veshur fustanin e bardhë, por është tjetër gjë pa diskutim kur vesh fustanin tend. Kam kryer disa sete fotosh me fustane nusërie, nuk besoj se do të jetë i njëjti emocion por përjetimi është ndryshe kur ke përballë njeriun e zemrës dhe familjarët. Nuk po pres një propozim, e kemi një propozim, unë kam thënë po. Këto detajet i mbajmë për vete, propozimi ndodhi jashtë Shqipërisë kemi qenë në një udhëtim që e kemi shijuar të dy shumë, ne na shijojnë pergjithësisht udhëtimet dhe jemi komodë me njëri-tjetrin jashtë syrit të publikut dhe kureshtarëve siç ndodh në Tiranë apo në Shqipëri. Ishte suprizë. Do doja të mendohesha pak më gjatë për ta vënë në siklet por nuk kisha asnjë lloj dyshimi për përgjigjen time." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat