Më në fund, publikohet reagimi i ashpër i Luizit pasi e mësoi se i është hapur një GoFundMe

Mediale Vip

Më në fund, publikohet reagimi i ashpër i Luizit pasi e mësoi se i është hapur një GoFundMe

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:21
Luizi

Banorit të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllit, rreth një muaj më parë i është hapur një fondacion online.

Ky GoFundMe për artistin shkodran bëri bujë të madhe që u hap nga nëna dhe motra e tij, Ina Ejlli.

Llogaria ndërkohë grumbulloi mijëra euro për një kohë të shkurtër, pavarësisht se ngjalli polemika të shumta.

Në lidhje më këtë së fundmi është publikuar një video në ‘Fan Club’, ku këngëtari ka mësuar për fondacionin që i është hapur.

Atij i është njoftuar nga produksioni për GoFundMe, personat që e kanë hapur dhe se përse u bë një gjë e tillë.

Luizi tha se është kategorikisht kundër kësaj që të përdoret imazhi i tij, derisa është akoma brenda.

Mes shumë gjërave, konkurrenti kërkoi që të mbyllet dhe të mos përdoret fare emri i tij për mbledhje fondesh.

“Para për mua, po për çfarë. E para e punës numri i llogarisë aty ku është. Do të isha dakord sikur kjo iniciativë të përdorej në këtë mënyrë që po e them tani fjalë për fjalë që do të thotë; të përdorej imazhi im, emri im që ato fonde të mblidheshin dhe unë t’i jepja, pra thjesht t’i mbaja t’i mblidhja t’i jepja për një familje në nevojë për një sëmundje, rast, një emergjencë. Në këtë mënyrë do të pranoja”, u shpreh ai.

“Por, për përfitime personale unë si Luiz jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj të përdoret as imazhi im as emri im qoftë nga familjarët e mi qoftë nga kushdo tjetër. Ju them që nëse nesër unë dalë jashtë dhe nuk e kam mundësinë ku me u strehu, unë do e bëj thirrjen vetë. Duke qenë këtu i izoluar duke qenë i mbyllur për arsye të formatit, rregullores, të gjitha unë nuk jam në dijeni se çfarë bëhet jashtë, si mund të interpretohet dhe nuk dua të kem kështu problemesh që të ndikojnë pozitivisht apo negativisht. Të ndalohet të mos përdoret fare për mbledhje fondesh imazhi im, emri im për sa kohë jam këtu brenda. Dy gjëra, të merret sa më shpejt Instagrami dhe të mbyllet Go Fund”, theksoi mes shumë gjërash Ejlli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat