Princi Louis u bë 5 vjeç dhe mami Kate na kënaqi sytë me këto foto të adhurueshme të tij

Mediale Vip

Princi Louis u bë 5 vjeç dhe mami Kate na kënaqi sytë me këto foto të adhurueshme të tij

Më: 24 prill 2023 Në ora: 00:07
Princi Louis dhe mami Kate

Në një kohë kur e gjithë vëmendja e shtypit britanik dhe atij të huaj, është e përqendruar te kurorëzimi i mbretit Charles dhe te pjesëmarrja e Harry-t dhe Meghan në këtë event, një tjetër pjestar i adhurueshëm i familjes mbretërore na ka marrë mendjen.

Bëhet fjalë për princin Louis, djalin e dytë të Kate Middleton dhe dukës së Cambridge, William, i cili feston ditën e sotme datëlindjen e tij të pestë.

Në ndryshim nga vëllai dhe motra e madhe, Louis është më pak ‘’i njohur’’për tabloidet, më se e kuptueshme kjo gjë, për shkak të moshës së tij.

Mirëpo pas fotografive të publikuara ditën e sotme nga Pallati i Kensington-it, të gjithë duam të dimë dhe ta shohim më shpesh më të voglin e familjes pasi është më të vërtetë një dashuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat