“Dil nga shtëpia, të kalojnë në finale Nita dhe Kristi”/ Efi në mision, Luizi e mbështet dhe i ofron Qetsorit 4500 euro

Mediale Vip

“Dil nga shtëpia, të kalojnë në finale Nita dhe Kristi”/ Efi në mision, Luizi e mbështet dhe i ofron Qetsorit 4500 euro

Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:17
Luizi- Qetesori

Mbrëmjen e djeshme, pjesë e misionit të Efi Dhedhes duket se është bërë dhe Luiz Ejlli. Teksa gjithë banorët qëndronin në dhomën e gjumit, Efi tregoi diskutimin që ajo bëri me Qetsor Ferrunajn.

Luizi e mbështeti idenë e Efit, duke i thënë Qetsorit se Kristi dhe Nita kanë më shumë shanse se ai për të shkuar në finale.

Ai i ofroi Qetsorit 4500 euro dhe i-Phone-n që Vodafone i dhuroi, me kushtin që ai të dalë nga shtëpia. Nita gjithashtu i tha se nëse ai e bën këtë gjest për të e nëse ajo shkon në finale, do t’i dhurojë 2000 euro.

Qetsori është shprehur se për Nitën është i gatshëm të tërhiqet, ndërsa për Kristin jo. Kujtojmë që Efi ka një mision nga ‘Big Brother’ që të nxjerrë nga shtëpia Qetsorin para së të dalë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat