Moderatorja shqiptare: Refuzova ftesën për t’ju bashkuar skuadrës së Maria De Filippit në Itali

Mediale Vip

Moderatorja shqiptare: Refuzova ftesën për t’ju bashkuar skuadrës së Maria De Filippit në Itali

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:20
Hygerta Sako

Hygerta Sako është një nga moderatoret sportive më të njohura në vend. Teksa ishte e ftuar në programin ‘Më prit në fundjavë’ ajo tregoi se edhe pse ka pasur eksperienca me programe të ndryshme televizive, lidhja me sportin e ngjarjet futbollistike është krejtësisht e veçantë.

Hygerta zbuloi se po e pret më shumë kënaqësi prezantimin e Festivalit të Këngës. Ajo tha se pas 4 prezantimeve të Festivalit të Këngës do dëshironte shumë të bënte edhe një të pestë.

Në kohën kur shumë figura bëjnë lëvizje mediatike, Hygerta tregoi se lidhja më ekranin e RTSH është shumë fortë. Duke treguar lidhjen e madhe që ka me televizionin shqiptar, ajo zbuloi se ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e skuadrës së Maria De Filippit në Itali.

E kush s’do e donte një mundësi të tillë, por mesa duket nuk është në planet e Hygertës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat