Ja çfarë i tha Arbër Hajdari Luizit në prapaskenë!

Mediale Vip

Ja çfarë i tha Arbër Hajdari Luizit në prapaskenë!

Më: 12 maj 2023 Në ora: 16:55
Arbër Hajdari dhe Luizi

Opinionisti i “Big Brother VIP” Arbër Hajdari ka folur në një intervistë së fundmi në “Ftesë në 5” rreth ngjarjeve dhe polemikave që kanë ndodhur gjatë edicionit të dytë.

Teksa tregoi se ka shumë banorë që nuk do t’i mungojnë - referuar atyre që ai i quan “mbështetës të Luizit”- Arbri tregoi edhe bisedën që ka bërë me fituesin në prapaskenë.

 “Lëre disa herë, jase ua them unë teleshikuesve. Tani që po hyni në studio, në backstage, aty 10 minuta me Luizin. I dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi?”

“Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi folur edhe disa ditë më përpara. Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.”- ka sqaruar opinionisti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat