E 22-ta në Eurovision: Vetëm një javë më parë, Albina Kelmendi deklaroi se nuk e kishte synim finalen por fitoren

Mediale Vip

E 22-ta në Eurovision: Vetëm një javë më parë, Albina Kelmendi deklaroi se nuk e kishte synim finalen por fitoren

Më: 14 maj 2023 Në ora: 22:19
Albina Kelmendi

Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj përfaqësuan sivjet Shqipërinë në Eurovision me këngën “Duje”.

Ata interpretuan fillimisht në gjysmëfinale ku nga 16 shtete sa ishin në garë, u futën në dhjetëshen kualifikuese për në finalen e madhe.

Ndërkohë, në finalen e madhe mund të thuhet lirshëm se Shqipëria përjetoi zhgënjim pasi arriti një rezultat jo të kënaqshëm.

Nga plot 26 shtete sa ishin në finale, Kelmendët e çuan Shqipërinë në vendin e 22-të – ndonëse ky nuk ishte synimi i tyre.

Vetëm një javë më parë, këngëtarja prijëse e familjes, Albina në një intervistë për Prive kishte deklaruar se e synonte vendin e parë.

“Ne si shqiptarë e kemi pasur gjithmonë për qëllim që të kalojmë në finale. Por këtë vit, ne nuk e kemi qëllimin vetëm të kalojmë në finale, por e kemi qëllimin që të dalim të parët”, kishte deklaruar Albina në Prive.

Përndryshe, vendin e parë të ‘Eurovision 2023’ e mori artistja suedeze Loreen, e cila fitoi me këngën “Tatto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat