Rekord, katër këngë të “Eurovisionit” në top 10 më të dëgjuarat

Mediale Vip

Rekord, katër këngë të “Eurovisionit” në top 10 më të dëgjuarat

Më: 20 maj 2023 Në ora: 08:24
Eurovision

Katër këngë nga gara e këngës së Eurovisionit janë renditur në top 10 në Mbretërinë e Bashkuar njëkohësisht për herë të parë.

“Tattoo” e Loreen e cila fitoi garën e këtij viti për Suedinë, arriti nivelin më të lartë duke u renditur e dyta në listën e këngëve.

“Cha Cha Cha” e Kaarija e Finlandës, e cila u rendit e dyta në Eurovision, në top listë është e gjashta duke u futur për herë të parë si këngë në gjuhën finlandeze.

“I Wrote a Song” nga Mae Muller e Britanisë dhe “Queen of the Kings” nga Alessandra e Norvegjisë arritën numrin 9 dhe 10, shkroi BBC.

Kompania e Listave Zyrtare ka thënë se hera e fundit dhe e vetme kur dy apo më shumë këngë të Eurovisionit kanë qenë në top 10 në të njëjtën kohë, ka qenë në vitin 1982.

Eurovisioni 2023 u mbajt në Liverpool pasi fituesi i vitit të kaluar, Ukraina, nuk mund të ishte mikpritëse për shkak të pushtimit të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat