Këngëtarja Ori gati të rikthehet me një super projekt

Mediale Vip

Këngëtarja Ori gati të rikthehet me një super projekt

Më: 21 maj 2023 Në ora: 18:43
Ori

Ka zgjedhur të jetoj në Londër këngëtarja shqiptare me origjinë nga Burreli e që të gjithë e njohin si Ori. Ajo ka qenë mjaft e angazhuar kudo ku ka shqiptarë, por mësojmë se për një vit e gjysëm u shkëput pak nga angazhimet, këngët, koncertet eventet për arsyeje shëndetsore.

E lajm i mirë në rradhë të parë ajo është mirë, e dyta do ti gëzoj shumë edhe ndjekësit dhe dashamirësit e muzikës së saj pasi la gati projektin e saj më të ri.

Mësojmë se kënga do të quhet "Je vetëm ti " një bashkëpunim me Bled Selitën, orkestruar dhe muzikë nga Isa Zade, tekst nga Olsi Celmeta.

Artistja tashmë ka nisur të zgjedhë bashkëpunëtorët, thënë ndryshe me më të mirët duke ju shmangur atyre që vetëm kanë llafe më shumë se sa vepra, ndërsa vetë Ori me zërin e saj su trembet konkurrencës. Kënga do të publikohet gjatë verës që po troket e ne duhet të bëhemi gati për një hit të bukur nga Ori e për rikthimin e saj me këtë super bashkêpunim.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat