Pjesë e BBV3? Këngëtari i njohur nuk lë vend për dyshime: Me bast që unë e fitoj

Mediale Vip

Pjesë e BBV3? Këngëtari i njohur nuk lë vend për dyshime: Me bast që unë e fitoj

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 12:45
Big Brother VIP Albania

Këngëtari i njohur, Devis Xherahu ka shprehur dëshirën e tij për tu bërë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother Vip”, për të dhuruar dhe marrë emocione të forta nga publiku.

Teksa ishte i ftuar i ftuar në “Më Lër të Flas”, këngëtari i njohur tha se do të donte të përjetonte emocionet e Big Brother Vip dhe të bëhej protagonist i edicionit të tretë të këtij spektakli.

Madje këngëtari tha se e ka të sigurt fitoren nëse bëhet pjesë e spekltaklti.Ai sfidoi Romeon duke i thënë se nëse do futeshin të dy atëherë Devisi do e fitonte.

“Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Bortherin”, tha Devisi.

Romeo: Kemi disa sardele që i hajmë me gjithë hala, unë ty të ha me gjithë hala.

Devisi: Unë do fitoj gjithsesi nëse jemi të dy.

Romeo: Nëse hy ti, nuk futem.

Devisi: Atëherë largohu.

Donald: I ka kapur “pandemia e bigut” edhe pasi ka mbaruar bigu.

Romeo: Devisin e keni tek BBV treshi.

Donald: Do futesh e ke ndarë?

Romeo: E ka me qejf pse mos futet.

Devisi: Doni që të futem unë?

Romeo: Po patjetër, unë do jem “Team Devisi”.

Donald: Devisi do marrë pjesë në Big Brother Vip 3.

Donaldi: Po shaka, shaka…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat