Edona Llalloshi publikon këngën e re “Dy buqeta”

Mediale Vip

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Dy buqeta”

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 10:21
Edona Llalloshi

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Dy buqeta” titullohet kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Valerina Macula, kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Afrim Macula.

Artistja ka mahnitur edhe këtë herë me paraqitjen në klip, siç edhe shquhet për sharmin dhe elegancën.

Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni, EMF Creative.

Edona përndryshe shquhet për vokalin e veçantë dhe i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës.

Ajo tashmë ka arritur të mbledh fansa anë e mbanë trojeve shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat