E konfirmon revista e njohur, nis historia e dashurisë Shakira-Luis Hamilton

Mediale Vip

E konfirmon revista e njohur, nis historia e dashurisë Shakira-Luis Hamilton

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:42
Shakira dhe Luis Hamilton

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe Luis Hamilton janë në një lidhje, sipas lajmit të konfirmuar nga revista e njohur ‘People’.

Lajmet për romancën e tyre kanë nisur para disa javësh, ku ata u panë duke kaluar kohë së bashku në Grand Prix të Miami.

Revista People ka marrë burime të sigurta dhe ka konfirmuar se ata janë vërtetë në lidhje. Sipas revistës, lidhja e tyre karakterizohet nga një dinamikë “argëtuese dhe flirtuese”, dhe aktualisht dyshja janë në proces njohjeje.

Dy nga miqtë më të ngushtë të Shakirës dhe Hamilton kanë treguar për revistën se dyshja janë duke u njohur me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që dyshja u panë së bashku në Çmimin e Madh të Spanjës F1 në Barcelonë. Këngëtarja dhe Leuis u panë sërish së bashku më 10 maj, vetëm tre ditë pas Çmimit të Madh të Miami. Për më tepër, Hamilton gjatë një interviste tha që është në kërkim të një partnerje latine.

“Më duhet të gjej një latine”, tha Leuis.

Ndonëse asnjëri nga ata nuk e kanë publikuar lidhjen e tyre, sipas revistës People të gjitha shenjat tregojnë se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat